Policia ndalon një të dehur në Drenas, në veturë kishte edhe armë

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Drenas pasi që në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gazë me disa fishekë.

I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se ka kanosur me fjalë një person të dielën rreth orës 21 e 30 minuta.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë