Zjarr i madh në këtë fshat të Drenicës, pronarit i shkaktohen dëme të mëdha
Policia ka njoftuar se të shtunën në Krasmiroc të Skenderajt është përfshirë nga zjarri një stallë e ushqimit të bagëtive, transmeton portali DrenicaOnline.com.
Si pasojë e zjarrit sipas ankuesit janë djegur disa mjete pune të cilat ishin në stallë, një veturë si dhe disa fidane të pemëve që ishin të mbjella në një parcelë prej rreth 70 ari.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është në hetime.
Zjarri kishte shpërthyer në orën 12:00./DrenicaOnline/