“Do ta vras familjen tënde”/ Gruaja e denoncon në Polici dhunën nga burri për 11 vjet martesë

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë ka rrëfyer në Polici një grua nga Mitrovica, e cila e denoncoi bashkëshortin me të cilin është e martuar qe 11 vjet.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se në këto vjet ka përjetuar dhunë psikike sistematikisht nga burri, por nuk e kishte raportuar asnjëherë në Polici.

Rasti i fundit kur ai e kërcënoi me kërcënim se “do ta vras familjen”e shtyu atë të kërkojë ndihmë, me ç’rast ajo vendosi ta denoncojë atë që kishte ndodhur.

Raportimi i viktimës e bëri Policinë të aktivizohet dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë familje”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë