Ditë vjeshte me mot veror, temperaturat shkojnë deri në 26 gradë Celsius
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2023/07/auto_moti_me_diell_dhe_temperatura1564033818-600x360-8.jpg)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, vranësirat në vise të larta malore mund të sjellin reshje, teksa temperaturat minimale do të lëvizin në mes 8 dhe 10 gradë Celsius.
Maksimalet e ditës, sipas IHMK-së, pritet të shënojnë vlerat midis 22 dhe 26 gradë Celsius.
.
.
.