Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Qirez

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në fshatin Qirez të Skenderaj, ku një person ka pësuar lëndime pasi ka qëlluar aksidentalisht veten.

Lajmin për DrenicaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se një person i moshes madhore si pasoj e vetëplagojes aksidentale me armë gjuetie ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj. Njësitet përkatëse janë duke trajtuar rastin!”, tha Zahiti.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë