Taulant Seferi: Të ngrisim lart emrin e Adem Jasharit

Taulant Seferi shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, duke qenë ndër më të mirët në fushën e lojës të enjten.

Ndërsa sot, ai ka vendosur t’ia kushtojë një postim heroit Adem Jashari.

“Ne që po japim zemrën në fushë duke i bërë krenar gjithandej shqiptarët, por HEROI I LIRISË që dha gjithçka që kishte duke sakrifikuar edhe familjen e tij është kënaqësi kur dëgjon emrin e tij që thirret pa ndërprerë në stadium të jep shpirt, motiv që të japim maksimumin aty.

Dhe me fitore ta ngrisim emrin e tij lart duke bërë krenar pasardhesit e tij. Rrespekt per Familjen JASHARI”, shkroi Seferi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë