Vrasja në Gradicë/ Vëllai i viktimës: “Runi t’i keni mentë, se drejtësi në Kosovë nuk ka”

Në Gjykatën e Prishtinës të hënën u bë shpallja e aktgjykimit kundër të akuzuarve Xhafer dhe Amir Bardhi, babë e birë, mbi të cilët rëndojnë akuzat për vrasjen e 15 vjeçarit dhe babait të tij në Gradicë të Drenasit.

Xhafer Bardhi u gjet fajtor për vrajsen e vitit 2021 dhe për këtë u dënua me burgim të përjetshëm.

Xhafer Bardhi akuzohet se për motive të mosmarrëveshjes paraprake pronësore, në bashkëkryerje me Amirin, me armë zjarri kishte privuar nga jeta babë e birë.

Në këtë moment në sallën e gjykatës mbizotëruan duartrokitjet nga ana e familjes së viktimave.

“Drejtësi!” ishte fjala e cila jehoi nga publiku në sallë në momentin e shpalljes.

Djali i tij, i bashkakuzuari Amir Bardhi, u lirua nga akuzat në mungesë të provave.

Amirit gjithashtu iu ndërpre masa e paraburgimit dhe gjykata urdhëroi që i njëjti të lirohet menjëherë.

Por kundë rkëtij vendimi janë familjarët e viktimave. Vëllai I të vrarir thotë se përveq Xhaferit është dashtë të dënohet edhe Amiti.

“Runi t’i keni mentë, se drejtësi në Kosovë nuk ka”, ka thënë vllau i viktimës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë