Policia me aksion në Prishtinë, ka të arrestuar

Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike është duke zhvilluar një aksion në disa lokacione në Rajonin e Prishtinës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se disa persona kanë përfunduar në pranga ndërsa aksioni është ende duke vazhduar.

Sipas burimeve, cak i këtij aksioni janë personat që janë marrë me veprimtari të jashtëligjshme dhe falsifikim të dokumenteve.

IndeksOnline është në pritje të përgjigjes nga Policia për të dhënë më shumë informacione…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë