Kopshti “Gjeniu” në Drenas do të ofrojë edhe seanca stimuluese psikologjike nga profesionistja Teuta Haliti
Në kopshtin e fëmijëve “Gjeniu” në Drenas, prej muajit të ardhshëm (nëntor) do të ofrohen edhe seanca stimuluese Psikologjike.
Teuta Haliti- Psikologe/terapiste dhe Udhëheqëse grupi(Team leader) me përvojë 7 vjeçare në qendrën e Autizmit në Prishtinë si dhe bashkëpunime tjera, do të ofrojë seanca stimuluese psikologjike: Përdorimi i metodës ABA dhe terapisë së lojës “floortime” për fëmijët me Çrregullim të spektrit të Autizmit, Çrregullime te vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), Çrregullime të komunikimit dhe të nxënit.
Seancat stimuluese do të përfshijnë vlerësimin e fëmijëve përmes librit ABLLS-r , hartimin e planit në bazë të përformancës që fëmiu tregon gjatë vlerësimit.
Çfarë është Terapia ABA (Terapia e cila përdoret për trajtimin e fëmijëve të Diagnostikuar me Çrregullime të Spektrit të Autizmit dhe jo vetem…)
ABA (Applied Behavior Analysis) është Analiza e Aplikuar e Sjelljes, e cila është një fushë e psikologjisë, e fokusuar në analizimin dhe përmirësimin e sjelljes njerëzore si dhe në lehtësimin e problemeve specifike psikologjike, të cilat përfshijnë: socializimin, gjuhën, aftësitë akademike, rutinën e përditshme, kujdesin për veten, punën dhe aktivitetet e kohë së lirë, që përmisojnë funksionimin në mjedisimin social dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së individit dhe familjes.
Në qendër të kësaj terapie janë fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit dhe me çrregullime të tjera si: Çrregullime të Vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ADHD, Çrregullime të të Nxënit, Vonesa të Folurit dhe Vonesa Gjuhesore.
ABA është metode e provuar shkencërisht dhe aplikimi i saj në mënyrë rigoroze sjell efekte te dukshme ne ndryshimin e sjelljes se femijes dhe pershtatjes se tij me mjedisin.



