Xhudisti i artë i policisë!

Rreshteri policor Anton Cena, i cili pas pjesëmarrjes në gara të ndryshme si xhudist, Policisë së Kosovës i ka sjellë disa medalje të arta. Ai së fundi ka marrë pjesë në garën e cila është mbajtur në Spanjë ku ka zënë vendin e parë.

Postimi i plotë i Cenës:

Sot në Torrevieja të Spanjes kanë përfunduar Lojërat e 11-ta për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës.

Jam shumë i lumtur që në fund të garës, për të 4 herë po e marr titullin Kampion Evropian dhe si gjithmonë edhe këtë fitore ia dedikoj Kosovës!

Është krenari që nuk do fjalë ta vë Policinë e vendit tim në lartësi të lartësive e kësaj fitoreje ti duartrokasin të gjithë madje edhe ta marrin shembull në një shtet që ende nuk e ka pranuar Republiken e Kosoves si shtet të Pavarur.

Kësaj rradhe cdo gjë me shkoj mbarë se pos disciplines në xhudo arrita që të bëhem i pari edhe në Brazilien Ju-Jitsu ( BJJ) me judogi (rroba të xhudos) dhe në të njejten disciplinë ama pa rroba ku edhe këtu u bëra i dyti në një kategori me të lartë mëqe nuk kisha garues në kategori time.

E vecanta e kësaj pjesemarrëje është se në Spanjë kam hyrē mē pasaporten Belge ndersa në hapje zyrtare ishte i pranishëm flamuri i Shtetit të Kosovës.

Mbas përfundimit të gares të gjithë pjesëmarrësit i njoftova me Uniformen e Policisë së Kosovës.

Sa bukur po shkelqejnë medaljet në këtë uniforme të Policisë me të mirë ne Gadishullin Ilirik!

Ambasador nuk akreditohesh po bëhesh me rezultate dhe të arritura ne sport në nivel ndërkombetar.

Familje,miq, dashamirë…faleminderit që jeni afër meje në çfarëdo forme, secili me veçantinë e vet më keni bërë më të fortë!

Pasneser do të garoj në disciplinen e notit 2000 m në ujë të hapur.

Andaj Kosovës dhe Policisë së Kosoves po ja sjelli 3 medalje dy të arta dhe një argjendi.

Faleminderit shumë Policisë së Kosovës që më mbeshteten për ti përfaqësuar në këtë garë Evropiane të Policisë, Zjarrefikësve, Korrektues dhe Doganierve si dhe Drejtorin e Pergjithshem z.Gazmend Hoxhen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë