Plagoset një person në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Një person është plagosur para pak çasteve në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar lokacionin ku ka ndodhur plagosja dhe po merret me rastin.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se i lënduari është dërguar në emergjencë ndërsa ende nuk ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore.

Media ka pyetur policinë në lidhje me rastin dhe është në pritje të përgjigjes

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë