Habib Tahiraj zgjidhet administrator i Drenasi I

Mbrëmë, në ambientet ShFMU “Rasim Kiçina” në Drenas, janë mbajtur zgjedhjet për administrator (kryetar) të Drenasit I dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash, Habib Tahiraj është zgjedhur administrator i këtij vendbanimi.

Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e Drenasit I, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit dhe këshillit lokal.

Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash, Habib Tahiraj zgjidhet administrator i këshillit lokal të Drenasit I, si dhe anëtarët e këshillit lokal në përbërje nga: Shpend Pirraku, Kujtim Sejda, Nexhmedin Tahiraj, Ramadan Hajdari, Arbnora Shala dhe Shpresa Bucolli.

Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në ditët dhe javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe llogarinë zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë