Bëhet shpërndarja e makinave për mbjelljen e misrit në Drenas
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695205762720-750x430.jpg)
Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief” gjatë ditës së djeshme ka bërë shpërndarjen e fazës së dytë të makinave për mbjelljen e misrit për fermerët përfitues të komunës së Drenasit.
Nga ky projekt kanë përfituar fermerë makina për mbjelljen e misrit të cilat do ju ndihmojnë dhe lehtësojnë punën e tyre në mbjelljen e misrit.
I gjithë ky projekt vjen në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Drenasit me “Islamic Relief”, në përkrahje të fermerëve të Komunës së Drenasit, duke lehtësuar kështu punën e tyre.
Nga ky bashkëpunim, kanë përfituar 70 fermer makina për mbjelljen e misrit.