Shpërthimi i sistemit të ngrohjes/ Vdesin burrë e grua nga ky fshat i Lipjanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë në QKUK viktima mashkull, i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve që kishte marrë nga shpërthimi i sistemit të ngrohjes në shtëpinë e tij në Lipjan.
Rasti kishte ndodhur më 5 shtator të këtij viti në fshatin Leletiq të komunës së Lipjanit.
“Lidhur me rastin është raportuar se me datën 18.09.2023 rreth orës 19:17 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
Nga shpërthimi lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe gruaja e viktimës.
Të shtunën, lëndimeve të rënda nuk mundi t’u mbijetoi gruaja, një shtetase e huaj.