Lladrovci ngushëllon familjes Shehu nga Dobrosheci me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të ish-policit, Tafil Shehu

Dita e djeshme ishte e kobshme për gjithë qytetarët e Drenasit. Në rrugën “Xhevat Demaku” në Drenas u goditë nga një veturë në lëvizje ish-polici Tafil Shehu.

Kjo goditje ishte fatale për jetën e policit Shehu.

Me këtë rast kryetari Lladrovci ka ngushëlluar familjen Shehu nga Dobrosheci i Drenasit.

“Me tronditje të thellë mora lajmin e ndarjes tragjike nga jeta të ish-policit Tafil Shehu. Kjo ndarje në këtë mënyrë është e dhimbshme andaj na mërziti shumë. Policët janë ata që na sigurojnë jetët tona çdo ditë, janë në shërbim të qytetarëve andaj ky kontribut i tyre na bënë të lidhemi edhe më shumë me ta.

Ndarje të tilla janë të dhimbshme për gjithë qytetarët e komunës sonë, andaj jemi pranë familjes Shehu për të ndarë dhimbjen në këto momente të vështira për ta.

Ngushëllime familjes Shehu, shokëve, kolegëve të Tafilit dhe gjithë qytetarëve të komunës sonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë