Ky është personi që humbi jetën në Drenas si pasojë e aksidentit, kishte punuar në polici deri në pensionim

Ish- pjesëtari i Policisë së Kosovës, Tafil Shehu, 73-vjeç nga Drenasi, ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur mëngjesin e së hënës.

Shehu ishte duke ecur në këmbë afër QKMF-së në Drenas kur një veturë e goditi atë.

Polici veteran me lëndime trupore u nis drejt QKUK-së në Prishtinë, mirëpo nuk arriti të përballoi plagët dhe ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë ndërsa sipas policisë, shoferja e përfshirë në këtë aksident është arrestuar.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës ka bërë të ditur për DrenicaOnline se aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40, në rrugën “Xhevat Demaku”-Drenas.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka deklaruar ajo.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë