KF Drenasi hap serinë e fitoreve

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Suharekë u zhvillua ndeshja ndërmjet 13 Qershorit dhe KF Drenasit, ku ekipi ynë dominoj në çdo aspekt dhe tregoj së ka filluar këtë nivel garash me objektiva të qarta.

Me nje rezultat 4-0 KF Drenasi hapi serinë e fitoreve dhe gjithashtu një fillim të mbarë të këtij niveli garues. Ndonëse lojtaret nga KF Drenasi gjatë gjithë kohës ishin me të mirë, serine e golave e hapi Ehat Gjoka në minutën e 18-të duke shënuar edhe dy gola të tjerë nga Alban Musolli e Shqiprim Imeri vetem një minutë me pas.

Rezultati i pjesë së parë ishte 3-0 në favorin e klubit tonë, ndërsa pjesa e dyte filloj me një komoditet me të madh por duke dominuar gjatë gjithë kohës. Duke krijuar shumë raste shënimi në mesin e pjesës së dyte Shqiprim Imeri përsëri gjeti rrjetën duke shënuar për 4-0, rezultat ky që e përmbyll ndeshjen e parë garuese për klubin tonë në këtë kampionat.

Sonte, KF Drenasi tregoj së është në nivel të detyrës dhe gjithashtu shpalosi para kundërshtarëve por edhe shikueseve potencialin e tyre prej një ekipi të mirëorganizuar me objektiva të qarta drejtë Superligës.

Një falënderim te madh klubit 13 Qershori nga Suhareka për mirkpritje, gjithashtu edhe për lojën e bukur që zhvilluan, por një falënderim special shkon për tifozët e klubit tonë që sollën një atmosfere të jashtëzakonshme.

Golashënues:

Ehat Gjoka⚽
Alban Musolli⚽
Shqiprim Imeri⚽⚽

#Vazhdojmë
#KfDrenasi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë