Dënohen me nga 12 vjet burgim të akuzuarit për shpërthimin ku mbeti i vdekur një polic

Dy të akuzuarit për rastin që ka rezultuar në vdekjen e një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve në incidentin e janarit të vitit 2020, në fshatin Zhur të Prizrenit gjatë një bastisjeje, Iran Badalli dhe Arben Gashi, janë shpallur sot fajtor.

Sinjali mëson se Gjykata Themelore në Prizren sot ka shpallur aktgjykimin, me ç’rast Badalli dhe Gashi janë dënuar me nga 12 vjet burgim, si të akuzuar për këtë rast.

Ndryshe, javën e kaluar ka përfunduar gjykimi për shpërthimin në Zhur, me ç’rast dy të akuzuarit Badalli dhe Gashi kanë dhënë fjalët përfundimtare të tyre.

I akuzuari Badalli u shpreh se nga gjykata kërkon drejtësi, duke thënë se ky rast është montuar për të.

Në këtë rast, Gashi dhe Badalli janë akuzuar se kanë vendosur mjet eksplodues në shtëpinë e të akuzuarit Badalli në fshatin Zhur, me rastin e bastisjes nga Policia. Mjeti kishte shpërthyer ndërsa kishte mbetur i vdekur polici, Sami Thaqi, ndërsa polici Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Bytyqi, si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Kurse, i akuzuari Gashi ka shprehur keqardhje për familjen e tani të ndjerit dhe të tjerët të lënduar, si dhe ka kërkuar që ndaj tij të shqiptohet një dënim më i butë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë