Policia deklarohet për aksidentin fatal në Drenas, shoferi u arrestua

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin fatal që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Drenas, raporton DrenicaOnline.

Deklarimi i policisë:

Rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhevat Demaku”-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë