Aksident tjetër në Drenas, përplasen dy vetura (Foto)

Një aksident tjetër trafiku ka ndodhur afër Drenasit, raporton IndeksOnline.

Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident i cili ka përfunduar me dëme materiale.

Sipas lexuesve, aksidenti ka ndodhur te lagjia Baleci.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Rikujtojmë se sot në mëngjes në Drenas ndodhi edhe një aksident me pasoja fatale, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë