Aksident i rëndë afër QKMF-së në Drenas

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka marrë goditje nga një veturë në Drenas.
Burimet e DrenicaOnline kanë thënë se aksidenti ka ndodhur afër QKMF-së në Drenas.
Personi i lënduar është rreth 70-vjeç dhe i njëjti është nisur me urgjencë drejt Prishtinës.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.
/DrenicaOnline/