Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Bytyqi më rastin e vdekjes së Shaha Bytyqit
Me rastin e kalimit në amshim të Shaha Bytyqit, bashkëshortes së ish ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta për Shyqirin dhe familjen Bytyqi.
“Me rastin e kalimit në amshim të Shahes, bashkëshortes Tuaj, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Në këtë ditë të rëndë për Juve, bijtë Tuaj dhe familjen e gjerë, i bashkohemi dhimbjes së madhe për bashkudhëtaren e jetës Tuaj.
Mbahuni të fortë, ngushëllime!”

