Kamioni serb ndalohet në Drenicë, po e barte një mjet ushtarak (Pamje)

Në fshatin Runik të Komunës së Skenderajt është parë një kamion i cili dyshohet se po barte mjete ushtarake.

Indeksonline ka siguruar pamjet ku kamioni me tabela të Rashkës po bart mjete ushtarake të dyshimta.

Në pamje të cilat i ka siguruar portali, shihet edhe një veturë e policisë.

Zyrtarisht përkundër insistimit të medias, Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje lidhur me këtë rast.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë