Drenasi bëhët edhe me një klub futbolli

Gjatë ditës së sotme është bërë publik themelimi edhe i një klubi të ri në Komunën e Drenasit e që do të jetë klubi i futsalit KF Drenasi. Këtë e beri të ditur sot bashkëthemeluesi i këtij klubi dhe Drejtori Sportiv z.Besnik Bujupi. Bashkëthemeluesit e këtij klubi janë të njohur si kontributdhënësit me të mëdhenj në futboll në këto 23 vitet e fundit

Klubi i futsalit KF Drenasi është i kompletuar dhe i gatshëm për të garuar ne Ligën e Parë të Futsalit të Kosovës e që pritet të jetë njeri nder pretendentet kryesor të këtij niveli. Synimet e këtij klubi sipas z.Bujupi janë të mëdha dhe së shpejti do të behet një nder ekipet që do i sjell krenari jo vetem Drenasit por gjithë Kosovës.

Pas sukseseve të KF Feronikeli 74 i cili u bë kampion në Ligen e Parë dhe tanimë garon në superligë, dhe klubit të futsalit FC Liqeni i cili u bë dy herë kampion në këtë nivel duke marrë pjesë edhe në garat evropiane, KF Drenasi do të jetë një aset i çmuar dhe do të tregoj nivelin e tij në arritjen e sukseseve të reja në këtë nivel të garave. KF Drenasi ka mbledhë rreth vetes lojtaret me të talentuar në këtë nivel futbolli dhe ka synime të mëdha në arritjen e objektivave të klubit.

/DrenicaOnline/

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë