Gjendet një mjet i pashpërthyer në Drenas, intervenon FSK e KFOR

Një person ka gjetur një mjet të pashpërthyer në pyll në Dobroshec të Drenasit.

Pas raportimit të rastit në polici njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

GJETJE  E MJETIT TË DYSHUAR/Dobroshec, Gllogoc 19.08.2023-13:52.. Një mashkull kosovar, ka raportuar se  në pyll ka hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë