Lladrovci: As në Kosovë, as në mërgatë, PDK nuk guxon të ndalet sepse ndalet Kosova!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, takoi sot veprimtarë të PDK-së në veriun e Italisë, me ç’rast ka diskutuar për arritjet e komunës dhe sfidat.
Diaspora mund t’i jap atdheut shumë, andaj, theksova në takim, çdo përkrahje është e mirëseardhur. As në Kosovë, as në mërgatë, PDK nuk guxon të ndalet sepse ndalet Kosova, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Sot prita në takim Sahit Topallin, kryetarin e nëndegës së PDK-së në Bassano Del Grappa të Italisë, me anëtarët e kryesisë dhe anëtarët e kësaj nëndege shumë aktive në veriun e Italisë.
Në takim, diskutuam për zhvillimet e pushtetit lokal, arritjet dhe sfidat tona, nga dita e parë në qeverisjen time. Po ashtu, theksova rëndësinë e mërgatës tonë për zhvillimin e vendit. Mërgata, ka sjellë vetëm të mira dhe nuk duhet lejuar manipulimin politik as mashtrimin.
Pasi shpallëm pavarësinë, u krijua edhe Ministria e diasporës dhe ne si parti kemi menduar se partitë politike nuk duhet të kenë angazhim në diasporë, duke vlerësuar interesin e shtetit jo marrjen e pushtetit, por ky vullnet i mirë yni u keqpërdor nga partitë tjera.
Prandaj sot, në diasporë, PDK është më e fuqishme se kurrë më parë dhe nuk do të lejojë mashtrimin, as devijimin e interesit tonë nacional nga keqbërësit politik, as nga forcat tjera politike duke prezantuar gabimisht çdo sukses të shtetit tonë, nga rezistenca dhe lufta e UÇK-së dhe deri te shpallja e Pavarësisë dhe shtetndërtimi.
Diaspora mund t’i jap atdheut shumë, andaj, theksova në takim, çdo përkrahje është e mirëseardhur. As në Kosovë, as në mërgatë, PDK nuk guxon të ndalet sepse ndalet Kosova!
https://instagram.com/p/CwGKRY0M0g1/