Dyshohet se vodhën mjete pune, bien në pranga tre persona në Gjakovë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu e pësuan së mbrëmë tre persona, dy prej tyre të mitur, në Gjakovë, pasi të njëjtit dyshohet se kryen vjedhjen e disa mjeteve të punës.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin.
Para hetuesve policorë, ata kanë pranuar se kanë kryer veprën për të cilën dyshohen.
Pas përfundimit të procedruave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që tre të dyshuarit të dërgohen në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.