Ndërron jetë polici nga Drenasi
Ka ndërruar jetë zyrtari policor, Ferat Bublaku nga Zabeli i Ulët i Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij, Dardani, derisa ka njoftuar se varrimi bëhet sot në ora 19:00 në Zabel të ulët”
Njoftimi mortor:
“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Familjar shokë miq e dashamirë ju njoftoj se Babi na la. Varrimi bëhet sot ne ora 19:00 në Zabel të Ulët”.
Ferati edhe para luftes ka shërbyer si polic në Skenderaj derisa e larguan masat e dhunshme.
Ai para pak viteve kishte dal në pension pas shumë viteve punë të ndershme e profesionale.
/DrenicaOnline/


