Sportistët nga Drenica fitojnë prapë trofe në sportin e mundjes së krahut!

Garuesit nga Klubi i Mundjes së Krahut “DRENICA”, Xhevdet Koca, Qendrim Koci dhe Shkelqim Koci morën pjesë në turnirin internacional të mundjes së krahut Kosova Summer Armwrestling 2023 i mbajtur me datë 06.08.2023 në qytetin e Mitrovicës.

Nga ky turnir klubi arriti të marrë 2 medalje:

Xhevdet Koca vendi i tretë në kategorinë -91kg dora e djathtë medalja e bronztë🥉

Shkelqim Koci vendi i parë në kategorinë -95kg dora e majtë medalja e artë🥇

Duke marrë parasyshë pjesmarrjen masive te garuesve vendor si dhe rajonal, nga shtete si Maqedonia, Gjermania, Bullgaria, Zvicrra etj, djemtë nga Polaci i Skenderajt ndihen krenarë me përformancën,  dhe do të vazhdojnë aktivitetet e tyre sportive.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë