Kikboksieri nga Drenasi sonte rrahet me një serb, bashkëvendasit organizojnë transport dhe bileta falas

Kikboksieri nga Drenasi që jeton në Gjermani, Azdren Krasniqi sonte zhvillon meçin e radhës, kësaj here në Kosovë.

Ai në një deklaratë të shkurtë për DrenicaOnline ka thënë se kundërshtari i tij është Tadiç, një serb.

“Meçi zhvillohet në Ferizaj, në sallën “Bill Clinton, Sport Arena” ndërsa për drenicasit do të jenë në dispozicion 500 bileta falas”, ka thënë Krasniqi.

Bashkëvendasit e Azdrenit, nga Negroci do të nisën në mënyrë të organizuar për ta mbeshtetur atë. Transporti dhe biletat janë falas për të gjithë të interesuarit.

Rikujtojmë se Krasniqi është duke shënuar në vazhdimësi vetëm fitore në arenën ndërkombëtare./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë