Kikboksieri i njohur nga Drenica do të ndeshet me një serb në Ferizaj, dhuron 500 bileta falas

Kikboksieri nga Drenasi që jeton në Gjermani, Azdren Krasniqi me 29 korrik zhvillon meçin e radhës, kësaj here në Kosovë.

Ai në një deklaratë të shkurtë për DrenicaOnline ka thënë se kundërshtari i tij është Tadiç, një serb.

“Meçi zhvillohet në Ferizaj, në sallën “Bill Clinton, Sport Arena” ndërsa për drenicasit do të jenë në dispozicion 500 bileta falas”, ka thënë Krasniqi.

Rikujtojmë se Krasniqi është duke shënuar në vazhdimësi vetëm fitore në arenën ndërkombëtare./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë