Drenasi bëhet me akademi të futbollit

Drenasi, vendi në të cilën tanimë është i njohur për lojën e futbollit dhe dëshirën e të rinjve që të jenë pjesë e kësaj loje, tani kanë edhe një mundësi të re, që të jenë pjesë e Akademisë së futbollit “YJET”.

Akademia e futbollit “YJET” ka mbledhur pas vete profesorët dhe trajnerët e dëshmuar të komunës sonë dhe jo vetëm, për të zhvilluar talentin e të rinjve në futboll dhe për të krijuar kuadro të reja që do të ndihmonte fëmijët në zbulimin e talentit të tyre. Më një staf të përkushtuar dhe plot motivim, trajnerë të licencuar nga FIFA dhe UEFA, Akademia “YJET” do të jetë vendtakimi i shumë gjeneratave të reja që do të krijojnë historinë.

Projektet e kësaj Akademie për të ardhmen përveç që janë vizionare janë edhe ambicioze, prandaj mundësia që fëmijët të janë të sigurt, në forme dhe të përfitojnë nga kjo akademi do të jetë një rehati e madhe për prindërit e tyre. Sot, me shumë së kurrë Drenasi ka pasur nevojë për një Akademi të tillë, prandaj në vend që të shikojmë yjet duke qëndruar pa aktivitete lë të bëhemi pjesë e YJEVE të së ardhmes përmes Akademisë YJET.

Regjistroni Yjet për Akademinë YJET
#Vazhdojmë

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë