Boksieri Altin Zogaj nga Drenasi sonte e ka meçin më të rëndësishëm të karrierës

Boksieri nga Komorani i Drenasit, Altin Zogaj e ka sonte meçin më të rëndësishëm të karrierës.

Ai do të boksojë për titullin e kampionit të Evropës në kategorinë gjysmë të rëndë.

Në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 ai tregoi rreth përgatitjeve që ka bërë për këtë duel.

“Është meç për kampion evropian. E kam synimin me fitu kampionin e Evropës për me synu të ardhmen edhe më lart. I kam 11 meçe, 11 fitore dhe kismet të shtunën të 12-tën. Jam duke u përgatitur që 12 javë për këtë meç. Nesër jam 100% i përgatitur për të fituar. Biletat gati janë shitur krejt. E di se ka me qenë salla komplet e mbushur. Do të më japë motivim ekstra”, tha ai.

Zogaj shpesh është paraqitur me simbole kosovare, siç është logoja e UÇK-së, e po ashtu edhe e ushtrisë së Kosovës.

Ai tha se ka pasur familjarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ato simbole i japin forcë shtesë.

“Axhin e kam pasë në shtabin operativ të UÇK-së, po ashtu edhe hallën e kam pasë në ushtri, më jep forcë, më jep motivim”, tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë