Nëse mund të dalloni numrin 725 midis numrave 775 në vetëm 7 sekonda, ju keni sy të ‘mprehtë’

Nëse ndonjëherë keni dashur të vini trurin tuaj në provë teksa po ndërmerrni një detyrë intriguese, atëherë duhet ta përfundoni një enigmë.
Ndërsa testojnë tiparet e personalitetit të dikujt – nga niveli i IQ-së së tyre te të menduarit e tyre krijues – enigmat zgjerojnë me zgjuarsi aftësinë e trurit të një personi për të menduar jashtë kornizës.
Një enigmë e sapo shfaqur teston efikasitetin e shikimit të dikujt pasi supozohet se vetëm ata që kanë “sy skifteri” mund të dallojnë numrin e fshehur brenda kornizës kohore të caktuar, shkruan Mirror.

Detyra është e thjeshtë – sfiduesit duhet të përpiqen të gjejnë numrin 725 midis 775-ave brenda imazhit të zënë.
Teksa detyra është relativisht e “drejtpërdrejtë”, nuk është aq e lehtë të dallosh numrin që mungon.
Por mos u shqetësoni nëse nuk e zgjodhët enigmën brenda afatit kohorë, apo edhe nëse nuk e gjeni fare numrin “725”, pasi foto e mëposhtme e ka zgjidhjen e asaj që kërkohet nga ju.
