Kapsulat më të njohura të kafesë tani edhe në Drenicë, Vushtrri e Mitrovicë
Dashamirët e kafesë tashmë kanë një adresë të re për produktet e tyre të preferuara. La Capsuleria Kosova, distributori ekskluziv i kapsulave dhe aparateve të kafesë italiane, ka vazhduar zgjerimin e rrjetit të saj në vend, duke hapur degë të reja në Skenderaj, Vushtrri dhe Mitrovicë.
Kompania ofron një gamë të gjerë kapsulash kafeje me shije dhe aroma të ndryshme, të njohura për cilësinë e lartë dhe standardet italiane të prodhimit. Përveç kapsulave, klientët mund të gjejnë edhe aparate moderne të kafesë, të përshtatshme për përdorim në shtëpi dhe ambiente biznesi.
Me konceptin e saj unik dhe produktet premium, La Capsuleria po fiton çdo ditë e më shumë besimin e konsumatorëve në Kosovë. Hapja e pikave të reja të shitjes synon të afrojë më pranë klientëve eksperiencën autentike të kafesë italiane.
Përfaqësuesit e kompanisë bëjnë të ditur se interesimi për produktet e tyre ka qenë i madh, ndërsa zgjerimi në Skenderaj, Vushtrri dhe Mitrovicë është vetëm një hap tjetër drejt shtrirjes së mëtejshme në tregun kosovar.
Për të gjithë ata që nuk e nisin ditën pa një kafe cilësore, La Capsuleria premton shije të veçanta, cilësi premium dhe oferta tërheqëse për klientët e saj.

