Zhduket një vajzë nga Baica e Drenasit, babai i saj paraqitet në polici

Një person nga Baica e Drenasit ka njoftuar Policinë në Drenas se vajza e tij, e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.

Raportimi si person i zhdukur është bërë të hënën pasdite.

“Një mashkull  kosovar  raporton për daljen nga shtëpia të vajzës së tij të mitur dhe nuk dinë për vendndodhjen e saj. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet ‘person i zhdukur'”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë