Memli Krasniqi pas takimit me Escobar dhe Lajçak: SHBA dhe BE të zhgënjyer me Qeverinë, PDK po luan rol shtetëror

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pas takimit me emisarët Escobar dhe Lajçak në Prishtinë.

Krasniqi ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe qëndrimet e SHBA-ve dhe BE-së lidhur me to.

“Vërtetë shqetësimi është i madh për sitautën aktuale. Ne po shohim që nuk ka një lëvizje përpara, ka një situatë e cila është duke e dëmtuar Kosovë në kuptimin e raporteve të saj ndërkombëtare, në radhë të parë me partnerët strategjik”, ka thënë Krasniqi.

Andaj, ai ka thënë se kanë shprehur gatishmërinë e PDK-së që të luajn rol shtetëror për ruajtjen e relacioneve të Kosovës me SHBA-në në radhë të parë dhe BE-në, po ashtu.

“PDK, siç e dini ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë këtyre ditëve – sidomos pas të premtes kur Qeveria pa konsultim dhe në mënyrë të fshehur ka ndërmarrë veprime të cilat e kanë sjellë këtë situatë. Ne do të jemi në konsultim ditor edhe brenda nesh me kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut dhe partnerët ndërkombëtarë, për të parë cilat janë veprimet e duhura pë të shkuar përpara”, ka treguar Krasniqi.

Aktualisht, Krasniqi ka thënë se është tejet e rëndësishme që për momentin të mos krijohen mundësi për përshkallzimin e situatës të sigurisë dhe të ruhet qetësia.

Për më tepër, Krasniqi ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka parë një shqetësim kaq të madh të aleatëve ndërkombëtarë në raport situatën në Kosovë.

“Vërtetë, asnjëherë më parë nuk kam parë ndonjë shqetësim të këtij niveli dhe të kësaj natyre nga ana e partnerëve më të rëndësishëm të Kosovës. Vërtetë ndjenjë aspak e mirë, që të dëgjosh përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të BE-së, duke shprehur këtë zhgënjim kaq të thellë me Qeverinë e Kosovës e cila ka obligim që të forcoj raportet tona jo ti dëmtojë ato”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se është detyrë e krerëve të shtetit që të zgjidhin këtë situatë, jo të krijonë më shumë probleme.

“Zgjidhja e situatës është te Qeveria e Kosovës, te presidentja. Populli i ka zgjedhur këta njerëz për me qeveris. Për me i zgjidhë problemet, jo me i shkaktu problemet. Fatkeqësisht në këto dy vite ne kemi vetëm probleme, kriza të shkaktuara nga kryeministri i Kosovës, mbësshtetur edhe nga Presidentja. Është e paarsyeshme që presidnetja të vazhdojë të heshtë. Presidentja ka përgejgjësi. Ajo, mes tjeras është edhe komandate supreme e Ushtrisë së Kosovës dhe përjashtimi i Ushtrisë nga stërvitja më e madhe ushtarke në rajon, që udhëhiqet nga SHBA, nuk mund të merret me këtë qasje injoruese. Presidentja duhet të flas. Edhe për përjashtimin e ushtrisë tonë edhe për shuarjen e ëndrres të mbi një mijë ushtarëve tanë që janë përgatitur për më shumë se një vit për këtë stërvitje. Komandante supreme dhe ajo ska thënë asnjë fjalë. Jo vetëm për këtë çështje, por edhe për situatën e krizës duhet të kemi deklarim sepse janë krerët e shtetit”, ka thënë lideri i PDK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë