Lladrovci ngushëllon familjen Franca nga Tërsteniku i Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Shemshir Franca

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Franca nga Tërsteniku i Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Shemshir Franca.

“Shemshir Franca ishte simbol i përkushtimit ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Përpjekjet dhe sakrificat e tij si ushtar i UÇK-së do të jenë gjithmonë në kujtesën tonë.

Kontributi i tij dhe ushtarëve tjerë të UÇK-së në luftën e fundit për liri, ka ndikuar thellësisht në historinë e vendit tonë dhe shërben si frymëzim për brezat e ardhshëm”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Franca nga Tërsteniku, Zoti e mëshiroftë Shemshirin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë