E dhimbshme: 30-vjeçari nga Drenica s’u bën ballë plagëve të marra në aksident, humb jetën në spital

DrenicaOnline raportoi sot për një aksident trafiku ktë ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, saktësisht në fshatin Polac, ku si pasojë ka mbetur i lënduar rëndë një person. 30-vjeçari është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, e më pas për shkak se ishte në rrezik për jetë, është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga QKUK bëjnë me dije se viktima nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra në aksident dhe si pasojë ka ndërruar jetë sonte në spital.

Rastin tragjik e ka konfirmuar për sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se nga aksidenti kishte mbetur i lënduar edhe pasagjeri.

“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri. Ndërsa sonte rreth orës 22:00, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në QKUK  ka vdekur i shoferi i veturës”, tha Zahiti.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i ndjeri kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me anësoret e rrugës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë