Aksident i rëndë në rrugën Skenderaj-Drenas: Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Polac të Skënderajt.

Kështu bëhet e ditur nga disa fotografi që i ka siguruar gazeta Nacionale.

Aty shihet se vetura ka dalur nga rruga dhe anësoret e rrugës kannë dëmtuar veturën.

Nuk dihet nëse ka të lënduar dhe shkalla e lëndimeve. Nacionale ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e Policisë për Mitrovicë, dhe është në pritje të përgjigjeve.

Si pasojë e aksidentit, janë krijuar edhe kolona të gjata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë