Vjedhja e bagëtive: Fermeri e gjen stallën thatë, hajnat ia marrin 50 dele, pula e qengja

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Kështu ka ndodhur edhe sot në fshatin Zojz të Prizrenit, ku hajnat kanë shkaktuar dëme mijëra euro në një shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se një qytetar ka njoftuar Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur rreth 50 dele, qengja dhe pula, vlera e të cilave është rreth 5 mijë euro, si dhe një mjet pune.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer pas mesnate, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja ishte në gjumë.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohet personi apo personat e përfshirë në vjedhje, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë