Po shkonte në mbrëmjen e maturës, vdes shqiptari në Itali – e përplasi vetura në vija të bardha

Kevin Murataj është 19-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në mënyrë tragjike në Itali mesnatën e 26 majit. I riu u përplas për vdekje nga një makinë teksa po kalonte rrugën në zonën e Lignano Sabbiadoro (Udine) .

Mediet italiane raportojnë se aksidenti tragjik ndodhi në momentin kur 19-vjeçari doli nga një piceri ku kishte darkuar me mësuesit dhe shokët e klasës për të festuar përfundimin e maturës.

Kevin Murataj, me prindër shqiptarë, i rritur në Foggia dhe banues në Latisana (Udine), ishte në vitin e fundit të gjimnazit.

I riu u transportua me urgjencë drejt spitalit, por përplasja ishte e fortë dhe ai ndërroi jetë rrugës.

“Kevini po kalonte rrugën te vijat e bardha, shoferi nuk e pa dhe e përplasi”, ka thënë për mediat italiane daja i 19-vjeçarit.

Autoritetet në Itali po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë