Momenti kur ushtari rus i dorëzohet forcave të Ukrainës

Një video që po bën xhiron në rrjetet sociale tregon një ushtar rus i cili i dorëzohet trupave të Ukrainës.

Një numër i ushtarëve të Ukrainës po ruanin pozicionin e tyre në një llogore kur ushtari rus po vinte në drejtim të tyre me hapa të ngadalta.

Trupat e Ukrainës, i kërkuan atij të shpejtonte hapat, dhe kur ishte diku afër ata i thanë që të ndalet. Në atë moment, ushtarët ukrainas i thanë atij që ta hidhte helmetën si dhe ta hiqte.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë