Hapet në Drenicë restauranti modern, refleksion i shijes, ambientit dhe ekselencës!

Me një pamje mahnitëse të bjeshkëve të Moknës, Rugovës, Sharrit dhe Bajgores, në fshatin Kuqicë të Skenderajt, nga sot ka filluar punën restoranti Familjar “Te Baca Adem”, i pari i këtij lloji në Skenderaj.

Në këtë restorant, përveç shërbimit të mrekullueshëm me ushqim tradicional të këtyre trevave, shumë familje do të kenë mundësinë të kalojnë një kohë duke shijuar bukuritë natyrore të këtyre bjeshkëve që duken si një kurorë e ndërthurur mes tyre.

Pra, përveç qetësisë dhe respektimit maksimal qe t’a jep stafi i këtij restoranti i cili ka një prevoje shumëvjeçare në gastronominë e Bregdetit kroat, do të jetë një risi në tregune e gastronomise në këtë tajoni.

Nëse pejsazhet mahnitëse të kësaj natyre kombinohen me traditën 20-vjeçare në zanatin e gastronomisë në vendet më elite të detit Adriatik, atëherë kënaqësia e musafirëve është e garantuar.

Pra, mos hezitoni të vizitoni “Te Baca Adem”.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë