Kurti takohet me klubin e Pejës, s’mungojnë shakatë me Alban Veselin nga Drenasi (Video)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur dje në takim ekipin e KB Pejës, fitues të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në basketboll.

Për këtë njoftoi vet Kurti përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Instagram.

Përveç bisedave serioze, nuk munguan as shakatë.

Gjatë fotografisë me basketbollistin Alban Veseli, Kurti tha të “çlirohen” pak pasi iu duk sikur të bënte fotografi me Miroslav Lajcak.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë