Zbulohet identiteti i të dyshuarit për mashtrimin në bankën ‘TEB’, mori 7 mijë euro kredi me dokumente false

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një rast të mashtrimit në bankën ‘TEB’, ku një klient dyshohet se ka arritur që me dokumente false, të marrë një kredi prej 7 mijë eurosh.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është D. Mjekiqi, 30-vjeçar.

Sinjali mëson se Mjekiqi ka paraqitur një vërtetim të rremë se është i punësuar dhe një dokument të xhirollogarisë, duke mashtruar kështu bankën dhe si rezultat ka futur në xhep paratë, që i kërkoi si kredi.

Pas raportimit të rastit, hetuesit policorë kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast kanë arritur që të sigurojnë prezencën e personit të dyshuar, i cili ka përfunduar dje në Polici.

I njëjti është intervistuar në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij dhe më pas, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë