Vetaksidentohet me veturë në Baicë të Drenasit, viktima merr lëndime të rënda trupore

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që i njëjti me automjetin e tij është vetaksidentuar të mërkurën pasdite në Baicë të Drenasit.

Policia ka bërë të ditur se i lënduari është duke u trajtuar në QKUK ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që i njëjti derisa ka qenë duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë