Policia kontrollon nxënësin në Poklek i Ri

Njësiti policor gjatë patrullimit në oborrin e shkollës në Poklek i Ri të Drenasit, ka kontrolluar një të dyshuar, të mitur, të cilit i kanë gjetur dhe konfiskuar një brisk.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari dhe dëshmitari janë dërguar në stacionin policor në Drenas, janë intrevistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar janë liruar.

Ndaj të dyshuarit është hapur rast për posedim të paautorizuar të armës.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë