Lladrovci u jep mirënjohje nxënësve fitues në garat komunale e ndërkomunale në matematikë

Të enjten, në Sallën e Kuvendit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim, nxënësit e shkollave të Drenasit, që janë fitues në garat komunale e ndërkomunale të cilëve edhe ju ka nda mirënjohje për të arriturat në këto gara.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar mësimdhënësit për angazhimin e tyre që nxënësit e Drenasit të jenë shembull në garat që behën në Kosovë, ndërsa ka përgëzuar nxënësit për rezultatet e arritura duke theksuar se ne këtë mënyrë nuk kanë bërë krenar vetëm familjen, por edhe shkollën, Komunën dhe përgjithësisht vendin tonë.

Mësimdhënësit e matematikës në shkollat e Komunës së Drenasit, të cilët vite me parë kanë themeluar edhe shoqatën e matematicientëve, kanë mbajtur fillimisht garat komunale ne matematikë, ku janë përfshirë nxënësit e shkollave të Drenasit, pastaj javë me parë, garat janë zhvilluar ndërkomunale, ku kanë marr pjesë Komuna e Prishtinës, Gjilanit, Ferizaj dhe Fushë Kosova dhe nxënësit që sot janë vlerësuar me mirënjohje nga kryetari Lladrovci, kanë arritur suksese të larta në këtë garë.

Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar të ofrojë gjithë infrastrukturën e nevojshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie të suksesshme, duke i bërë kështu shkollat tona garuese me shkollat më të mira në rajon.

Matematicientëve të vegjël, ju urojmë shumë suksese.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë