Lladrovci: Urime F.C. Feronikli ’74, suksese në Superligë!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar lojtarët, trajnerin, tifozët dhe donatorët me rastin e hyrjes në elitën e futbollit të Kosova, pasi ekipi F.C. Feronikli ’74, në lojën e fundit të sezonit fitoi pikën vendimtare për kreun e tabelës.

“Drenasi do ta dëshmojë se me kushtet në stadium, lojtarët dhe me lojë, meritojmë të jemi mikpritës dhe arenë e futbollit shembullor”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me dy tifozet më të reja të F.C. Feronikli ’74, me mbesat e mia, me Arlën dhe Luizën, i pranishëm në lojën e fundit të sezonit, në mes klubit tonë të zemrës dhe ekipit A&N.

Rezultati pa fitues, por, ishte pikë shumë e vlefshme dhe vendimtare, për të hyrë në Superligën e Kosovës, Drenasi për herë të dytë ka klub në elitën e futbollit të vendit tonë.

Merita për hyrjen tonë në Superligë, i takon të gjithë lojtarëve dhe trajnerit, duke mos harruar përkrahjen e tifozëve dhe donatorët besnikë që na përkrahën gjatë tërë sezonit.

Urime Feronikli ’74, suksese në Superligë!

Drenasi do ta dëshmojë se me kushtet në stadium, lojtarët dhe me lojë, meritojmë të jemi mikpritës dhe arenë e futbollit shembullor.

Krenar me juve djema, me trajnerin dhe tifozët e F. C. Feronikli ’74!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë